UBT

Krasniqi ka disa pyetje për kryeministrin Mustafa

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se rinisë i duhet mësim, studim dhe punë për jetë te dinjitetshme.

“Kryeministër, vitin 2015 e ke nisur ters. A ke menduar si do ta përfundosh?! Qytetarët i zhgënjyet me koalicionin, nga zhgënjimi që u sollët, i detyruat që ta marrin rrugën e refugjatëve dhe u kthyen për 15 vjet prapa, duke ua përkujtuar regjimin e kriminelit Millosheviq. Simbolikë shumë e keqe kjo apo jo?!”, thotë Krasniqi.

“Para pak kohe, qytetarëve dhe opozitarëve ua kujtuat Kanunin e Lekë Dukagjinit (edhe duke i kërcënuar), sikur harruat se shqiptarët, atë të drejtë zakonore e ruajtën për shekuj për t’ju kundërvë pa ligjësive të armiqve. Qytetarëve tanë ua afruat Kanunin e mesjetës në vend që t’ua afronit ligjet e shekullit, te shekullit te teknologjisë më të praruar të të gjitha kohërave”, ka thënë më tej ai.

Krasniqi i ka thënë Mustafës se kohë më parë në vend që t’u kërkonte falje qytetarëve për fjalorin e rrugëve që, sipas Krasniqit, përdori në medie para publikut, ai u kërko falje gomarëve.

Hidromorava

“Nuk e di sa e kuptuan gjuhën tuaj ata … ? Kryeministër, qytetarët i kanë 101 arsyeje të protestojnë, pse i ke thye në besë dhe i ke mashtruar jo vetëm në kohë fushatash zgjedhore. A te kujtohet çka ke thënë për katër e më shumë vite për qeverisjen Thaçi 1 e 2? A po ke harruar?”, ka thënë Krasniqi. “Kryeministër, qytetarëve me fjalë miradije e mirëbesim u jepet shpresë dhe besim për ndryshim! Pse ti në vend të fjalëve të urta e mirëbesimit, Rinisë sonë ja afroni kërbaçin! A te kujtohet viti ’81, kur Beogradi yt, mendonte që me burgje e kërbaç i mbytë të drejtat e lirit e shqiptarëve? A te kujtohet regjimi kriminal i Millosheviqit, shqiptarëve ua kishte lënë të hapur: rrugën e nënshtrimit e të ikjes ose të luftës a të vdekjes?”, ka shtuar më tej.
Krasniqi e ka pasur edhe një tjetër pyetje për Mustafën.
“ Kryeministër, a po flenë rahat dhe a ke menduar për dorëheqje? A e dinë Kryeministër, cili është fati i atyre, që shqiptarëve ua afruan kërbaçin, burgun e vdekjen në vend të jetës se lirë e të dinjitetshme? Pse Kryeministër, nuk po mëson nga historia e dhunës, e kërbaçit dhe e burgjeve ….?!”.

“Kështu nuk qeverisen dot shqiptarët!!! Historia po flet, jo unë. Lexojeni drejtë historinë! Ajo është mësuese e jetës. Kështu nuk duhej të ndodhte, se paku jo më 11 shtator! Kur duhet përkujtuar viktimat e terrorizmit!”, ka thënë Krasniqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
http://koha.net/?id=27&l=74660

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.