UBT

Gjykata e Apelit dënon me një vit burgim Miodrag Paviqin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – I akuzuari Miodrag Paviq ish gjyqtar në Gjykatën Komunale të Gjilanit është dënuar nga Gjykata e Apelit me një vit burgim derisa ishte liruar nga akuzat nga Gjykata e Prizrenit.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë Arbër Jashari ka konfirmuar për rajonipress se Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren derisa Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren ndaj Miodrag Paviqit, P82/2013, i datës 29.01.2015, është ndryshuar.

I akuzuari Miodrag Paviq është shpallur fajtor për veprën penale “Marrje ryshfeti” dhe është dënuar me 1 vjet burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

FIDANISHTJA

Lënda është vendosur gjatë muajit korrik, ndërsa palëve u është ekspeduar gjatë muajit gusht tha Jashari.

Ndryshe Miodrag Paviq, ish gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan, ishte arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, pasi kishte pranuar ryshfet nga një qytetar serb. Paviq dyshohej se kishte pranuar 2400 franga të cilat mjete i ka pranuar nga një qytetar serb i Pasjanit.

Vendimi i Gjykatës së Prizrenit ishte parë si një skandal i llojit të vet pasiqë Miodrag Paviq ishte kapur në flagrancë./rajonipress/