Fundamenti

Vojvoda prezantohet te Udinese: Jam këtu për të fituar, do të jap maksimumin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Udineses, pas transferimit nga Como gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi i Kosovës ka shprehur entuziazmin për sfidën e re në Serie A, duke theksuar se synimi i tij është që besimin e klubit ta shpërblejë me paraqitje të mira dhe përkushtim maksimal në fushë.

Vojvoda ka bërë të ditur se Udinese ndodhet në fazën e ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri, ndërsa ka shprehur bindjen se klubi ka potencial për të arritur rezultate të rëndësishme.

United Hospital

“Dua t’i falënderoj të gjithë për fjalët e mira. Synimi im është t’ia shpërblej klubit besimin duke dhënë gjithmonë maksimumin. Jam këtu për të ndihmuar trajnerin dhe skuadrën, me dëshirën për të arritur sa më shumë suksese”, tha ai.“Jemi vetëm në fillim të rrugëtimit dhe po punojmë fort për të ndërtuar bazat e sezonit. Do ta marrim çdo ndeshje me radhë dhe më pas do të shohim deri ku mund të arrijmë. Jam një futbollist ambicioz dhe besoj se edhe Udinese, si një klub i madh, duhet të ketë objektiva të lartë, veçanërisht në një vit kaq të rëndësishëm si 130-vjetori i themelimit të klubit”.

Duke folur për rolin e tij në fushë, mbrojtësi kosovar ka thënë se është i gatshëm të luajë në çdo pozitë që kërkohet nga trajneri.“Sa i përket pozicionit në fushë, jam i gatshëm të luaj kudo që trajneri e konsideron të nevojshme. Më pëlqen të fitoj dhe do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin”, deklaroi Vojvoda gjatë prezantimit të tij.

Me kalimin te Udinese, 30-vjeçari nis një kapitull të ri në karrierën e tij në futbollin italian, me synimin për t’u bërë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës bardhezi në sezonin e ri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.