Fundamenti

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 11 aktakuza ndaj 13 personave për vepra të ndryshme penale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej 11 aktakuza kundër 13 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, si dhe dy aktakuza të tjera kundër dy personave për veprën penale “Vjedhja”.

Po ashtu, një aktakuzë është ngritur kundër një personi për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa një tjetër kundër një personi për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

FIDANISHTJA

Një aktakuzë është ngritur kundër një personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërsa dy persona janë përfshirë në një aktakuzë për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”. Për të njëjtat vepra penale është ngritur edhe një aktakuzë tjetër kundër dy personave.

Ndërkaq, Prokuroria ka ngritur edhe një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, si dhe një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Prokuroria Themelore në Gjilan nuk ka bërë të ditur identitetin e të akuzuarve, ndërsa procedurat ndaj tyre do të vazhdojnë në gjykatat kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.