ARKATANA

Gjini: Shifrat e NDI-së janë alarm, Kosova po shkon në drejtim të gabuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të raportit të fundit të NDI-së, duke thënë se të dhënat e publikuara janë dëshmi e përkeqësimit të gjendjes në Kosovë dhe nevojës për një ndryshim të madh politik.

Gjini ka deklaruar se rritja e numrit të qytetarëve që besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, si dhe rritja e dëshirës për largim nga Kosova, janë sinjale alarmi që kërkojnë veprim konkret.

Sipas tij, shqetësimet kryesore të qytetarëve lidhen me rritjen e çmimeve, faturat e energjisë, mungesën e vendeve të punës dhe korrupsionin, probleme që, siç shprehet ai, prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të familjeve kosovare.

“Pikërisht këto shifra dhe ky realitet që e prekim çdo ditë në terren me qytetarët janë arsyeja pse jemi të vendosur për ofertën tonë me gjashtë pika, si rrugëdaljen strategjike për Kosovën”, ka shkruar Gjini.

FIDANISHTJA

Sondazhi nga NDI: Rritet pesimizmi dhe dëshira për t’u larguar nga Kosova – çmimet dhe energjia, shqetësimet kryesore

Ai ka theksuar se Aleanca propozon zgjidhje konkrete për sfidat kryesore të vendit, duke përfshirë investimin në gazin amerikan dhe ndërtimin e një termocentrali të ri për siguri energjetike, si dhe lehtësime tatimore për qytetarët dhe bizneset.

Gjini ka përmendur uljen e TVSH-së për ushqimet dhe produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët, heqjen e tatimit në pronë për tokën e punuar dhe rritjen e pragut të TVSH-së për bizneset deri në 100 mijë euro.

Kreu i Aleancës ka kërkuar një kthesë të madhe politike, duke thënë se vendit i duhet një qasje që ndalon keqmenaxhimin, zhvillon ekonominë dhe krijon arsye që qytetarët të qëndrojnë e të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.