“Lule Gjeli” dhe nepërka Mihali
Nga Behxhet Shala – Lumiri i Albinit, Vojsa e Dejonës. Në LDK janë kapur “zotnitë nër veti…”. Në mocionin e fundit, kryetari aktual i LDK-së, Lumi i Xhikës, e shpëtoi kokën politike duke u futur nëpër vrimë të gjilpërës, deri në kuvendin zgjedhor në vitin 2027, mendoi ai.
Kështu nuk menduan të pakënaqurit e LDK-së, të gjithë veteranë të orëve të para, të cilët mblodhën 151 nënshkrime për të thirrur kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e Abdixhikut.
Ndërkohë, Vojsa Osmani, një frikacake e Guxo-s, si ishi i saj, ish-presidente e Kurthit, tash, si seksere e Abdixhikut, ka shpenzuar mjete, kafe dhe kohë duke bërë presion te nënshkruesit që ta tërheqin nënshkrimin për ta shpëtuar nga shkarkimi. Pa qenë as anëtare e LDK-së dhe pa pasur mandat për këtë “ndërmjetësim” klandestin. E ka për karrierën e saj!
Po ofrojnë poste ministrore, karrierë në diplomaci, borde, punësime dhe imunitet ligjor për vepra penale, sipas modelit Martin Berishaj etj. Me një fjalë, nënkupton: “Të hysh dhëndër me hallet e Kurthit…”.
Madje, pak po angazhohet krahu i Lumirit, sa po angazhohet LVV-ja për ta shpëtuar Lumirin, të cilin po e konsideron partner serioz për koalicion.
Për dallim prej të tjerëve, krahu i Lumirit, për Kurthin dhe LVV-në, është një “fast food”, prandaj edhe i përkrahin aq shumë. Krahu i Lumit të Xhikës e ka të theksuar shumë “sindromin e Stokholmit” ndaj Kurthit, duke iu bindur me përulësi çdo torture ndaj tyre.
Abdixhiku, i dhënë në mënyrë epshore pas postit, pavarësisht rezultateve, e ka nuhatur se i vetmi person që e rrezikon në të ardhmen, ndonëse nuk është në LDK, është Përparim Rama, i biri i Kadrushit dhe nipi i Rrahimit, të cilët kanë kontribuar shumë në transicionin emancipues dhe kulturor në Podujevë dhe Llap pas viteve ’60. Andaj e sulmoi ulët pas koalicionit me PDK-në në Prishtinë, ani pse Rama e as LDK-ja kurrë nuk do ta fitonin Prishtinën.
Jam shumë i sigurt se vetëm Përparim Rama ka kapacitet në LDK t’i dalë përballë Kurthit dhe, edhe nëse nuk e mund, së paku e dobëson aq shumë sa ta fusë në korniza të disiplinimit të detyrueshëm.
Në çastin kur kryetari i partisë e humb përkrahjen e gjysmës së partisë, besoj se nuk ka nevojë për kurrfarë kuvendi; duhet të largohet dhe t’i ndihmojë partisë. Qartazi, ky refleks nuk reagon te ne, prandaj kemi këso situatash ku, sipas Luigjit – Mbretit Diell, “Partia jam unë!”.
Uroj që LDK-ja të mos përçahet dhe, këtu, kontributin më të madh mund dhe duhet ta japë Abdixhiku.
Të presim edhe një ditë.
Lule pula dhe gjeli i plehut
Nëse krahasohet me kujdes dhe nga distanca mënyra se si LVV-ja erdhi në pushtet dhe si po e mban pushtetin, atëherë gjejmë një copy-paste me mënyrën se si Adolf Hitleri erdhi në pushtet në Gjermani dhe si e mbajti atë pushtet.
Këtu Nikolo Makiaveli del të jetë një amator, kurse “Të Mençurit e Sionit” i ngjajnë një karikature të The Simpsons. Ose, krahasuar me Cosa Nostra-n dhe ‘Ndrangheta-n në Itali: nëse Cosa Nostra kishte një kod nderi, ‘Ndrangheta nuk kishte asnjë.
Kështu po sillen edhe gjelat e plehut të LVV-së, me një gjuhë urrejtjeje të paparë dhe të padëgjuar deri më tani. Kanë shkatërruar çdo komunikim normal në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Luginë, Mal të Zi dhe diasporë.
Është e pabesueshme deri ku ka arritur urrejtja: antikombëtarët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë sot e luftojnë UÇK-në dhe çlirimtarët. Ata që prehrin e Arkanit e kanë pasur djep, sulmojnë vlerat e luftës dhe e sulmojnë Përparim Ramën.
Njëri, që e udhëheq mendermethënë kronikën e m…, ekskluzivisht, nga interesi ruso-serb sulmon çlirimtarët, ish-të burgosurit politikë dhe këdo që nuk ia “kruan bishtin Albinit”.
Në Kosovë kurrë nuk ka pasur njerëz më të këqij, më grykës, më hajna, më gënjeshtarë, mashtrues, më injorantë, politikisht analfabetë dhe më antikombëtarë se tani. Hiqe këtu Albinin, apo Albin Makiavellin. Kur t’i dëgjosh çka flasin, vetëm duhet ta qëllosh se cili është më injoranti; asgjë tjetër.
Me këta nuk bëhet koalicion, nuk bëhet asgjë e hajrit. Opozita nuk duhet të tredhet si deri tani; duhet t’ia votojë presidentin dhe t’ia kërcasë protestave. Në këtë mënyrë rrëzohet Kurthi ose detyrohet të sillet si njeri normal.
Në këtë mënyrë nepërka e gjuhës së urrejtjes, Dejona Mihali, ose dërgohet në Burgun e Lipjanit ose dorëzohet në Greqi. Në këtë mënyrë dekriminalizohet krahu mihalist i AKI-së. Në këtë mënyrë normalizohet komunikimi midis shqiptarëve dhe dekriminalizohet gjuha e urrejtjes.
Nëse jo, atëherë, në vend të ligjit, do të zbatohet e drejta e individit sipas parimit: “Dy duar për një kokë…”.
Madje, është e habitshme se si nuk ka shpërthyer situata më herët. Është një rrethanë me fat për Kosovën dhe qytetarët e saj: “Po të ishin trima sa janë të poshtër klika antikombëtare që ka kapur çdo gjë, moti do të shpërthente situata…”.
Frerët janë në duart e Kurthit. A do të shkojë qerrja e quajtur Kosovë në rrugën e duhur apo do të përfundojë në greminën e urrejtjes, varet kryesisht nga Kurthi, por as opozita nuk do të jetë e amnistuar.
Sa shumë i mungojnë sot Kosovës Baca Adem Demaçi, Adem Jashari, Rexhep Mala, Zahir Pajaziti, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, si dhe heronjtë e tjerë. Me ta do ta kishim një situatë tjetër; pa ta e kemi këtë situatë, ku antivlerat hedhin valle. Asnjëherë shqiptare!
Demin e tërbuar, Albin Kurthin, mund ta ndalin vetëm dy toreadorë: Hashim Thaçi dhe Përparim Rama.


