Ndahet nga jeta Haxhi Tefik Hashani, një burrë i urtë që jetoi me besim, dinjitet dhe vlera të larta njerëzore
Gjilan – Ka ndërruar jetë Haxhi Tefik Hashani, një figurë e respektuar e Verbicës së Kmetocit, i njohur për urtësinë, devotshmërinë, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij ndaj familjes, besimit dhe traditave më të mira shqiptare.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur familja, e cila me pikëllim ka njoftuar miqtë, të afërmit dhe bashkëfshatarët për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Gjatë gjithë jetës së tij, Haxhi Tefik Hashani u dallua si një burrë me karakter të fortë, besimtar i përkushtuar dhe njeri i fjalës, që gëzonte respekt të veçantë në familje dhe në rrethin shoqëror. Ai ishte mishërim i urtësisë, drejtësisë dhe i virtyteve që ndër vite kanë karakterizuar familjet shqiptare, duke lënë pas kujtimin e një njeriu që jetoi me dinjitet, ndershmëri dhe dashuri për njerëzit.
Familja ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 29 korrik 2026, në Verbicë të Kmetocit, pas faljes së Namazit të Ikindisë, i cili falet në orën 16:45.
Me rastin e kësaj humbjeje, familjes Hashani, të afërmve dhe miqve u shprehen ngushëllimet më të sinqerta, me lutjen që Allahu ta mëshirojë të ndjerin Haxhi Tefik Hashani, ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus dhe familjes t’i dhurojë durim e forcë për ta përballuar këtë dhimbje.
Në këto çaste zie, ngushëllimet më të sinqerta i shprehen zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, familjes Hashani, të afërmve dhe miqve, me lutjen që Allahu ta mëshirojë të ndjerin, ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus, ndërsa familjes t’i japë forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Haxhi Tefik Hashanin./rajonipress/


