Moti i nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë
Institutit Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të ketë mot kryesisht me diell dhe stabil teksa temperaturat janë duke shënuar rritje graduale.
Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale parashihe të sillen mes 12 dhe 15 gradë Celsius ndërkaq ato maksimale parashihet të arrijnë mes 27 dhe 33 gradë, njofton Dukagjini.
Po ashtu parashihet erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriperëndimore dhe perëndimore, me shpejtësi 1–6 m/s.


