Eko Higjiena

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se beson se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të lirohen më 16 shtator.

Sejdiu ka thënë se partitë politike nuk kanë interes për një zgjidhje të çështjes së institucioneve para kësaj date, duke shtuar se beson që kryeministri Albin Kurti po kalkulon edhe me vendimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka nguti. LVV dhe PDK nuk janë të interesuara të kenë zgjidhje të temës së institucioneve para datës 16 shtator. Besoj shumë që zoti Kurti kalkulon edhe me vendimin e Gjykatës”, ka deklaruar Sejdiu në Klan Kosova.

FIDANISHTJA

Ai ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të lirohen.

“Besoj se zoti Thaçi, zoti Veseli, zoti Krasniqi dhe zoti Selimi do të lirohen më 16 shtator. Mendoj se ky ka qenë një prej budallaqeve më të mëdha në këtë proces, sepse për çka janë ftuar atje është dëshmuar se nuk ka ndodhur. Nuk shoh ndonjë mënyrë se si të mos dalin të lirë. Megjithatë, këtë vendim e presin të gjitha partitë politike”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.