ARKATANA

Vjeshtë “e nxehtë” për Kuvendin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Marrëveshjet e arritura në Bruksel për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por edhe Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, pritet të ngjallin debat të ashpër dhe të përplasë Qeverinë dhe opozitën qysh në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, që pritet të nisë në sesionin vjeshtor më 17 shtator.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pas më shumë se një muaji e gjysmë pritet t’i kthehet punës më 14 shtator, derisa ditë “të nxehta” pritet të jenë për legjislativin qysh në seancën e parë. Opozita i ka dërguar “selam” partnerëve të koalicionit qeverisës se tash e tutje do ta ndërrojë qasjen dhe se do të kërkojë llogari sa i takon marrëveshjeve të arritura në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por edhe për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

ARKATANA

Por në anën tjetër është Qeveria ajo, e cila zotohet se kryeministri, Isa Mustafa, do të japë një informatë lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel me të filluar punën legjislativi.

Valon Murtezaj, këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i kryeministrit Mustafa, ka deklaruar për “Zërin” se shefi i tij Mustafa qysh në seancën e parë të Parlamentit do të japë një informatë në lidhje me katër marrëveshjet e arritura si për Asociacionin, po ashtu edhe për heqjen e barrikadës tek lumi Ibër, Energjinë e Telekomunikacionin. Sipas tij, të gjithë deputetët e Kuvendit do të kenë mundësinë që të zhvillojnë debat parlamentar dhe të marrin njoftime të detajuara sa i takon marrëveshjeve që janë arritur./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.