United Hospital

Haliti dhe Cana dakordohen për thellimin e bashkëpunimit, Vitisë i hapet rruga drejt Poliklinikës Specialistike dhe QKMF-së së re

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në sektorin e shëndetësisë dhe avancimi i shërbimeve për qytetarët ishin në qendër të takimit që kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana.

Në takim, ku morën pjesë edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Halil Musliu, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili, si dhe zyrtari i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Kudret Rexhepi, u diskutuan projektet strategjike që synojnë përmirësimin e kujdesit shëndetësor në komunë.

Një nga temat kryesore ishte funksionalizimi i Poliklinikave Specialistike, projekt i Ministrisë së Shëndetësisë, nga i cili përfiton edhe Komuna e Vitisë. Bashkëbiseduesit vlerësuan se ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e qasjes së qytetarëve në shërbime specialistike, duke zvogëluar nevojën për trajtim jashtë komunës.

Po ashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua projektit për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, investim i planifikuar nga Ministria e Shëndetësisë për vitin 2027. Në këtë kuadër u shqyrtua mundësia që, pas funksionalizimit të objektit të ri, godina ekzistuese e QKMF-së të transformohet në Poliklinikë Specialistike, duke zgjeruar gamën e shërbimeve mjekësore që do të ofrohen për qytetarët.

ARKATANA

Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e decentralizimit të shërbimeve shëndetësore, me synimin që kujdesi specialistik të jetë sa më afër nevojave të qytetarëve dhe të rritet efikasiteti i sistemit shëndetësor.

Përfaqësuesit e institucioneve u pajtuan se bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit përbën një faktor kyç për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e një sistemi më funksional, më të qasshëm dhe më cilësor në shërbim të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.