UBT

Haliti vizitoi punimet në ndërtimin e palestrës sportive të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e palestrës sportive të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

Me këtë rast,Haliti u njoftua nga afër me ecurinë e punimeve, duke theksuar rëndësinë që ka realizimi i këtij projekti për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukative.

Uji Dea

Ai theksoi se investimet në infrastrukturën sportive janë investime në të ardhmen e të rinjve, duke krijuar hapësira moderne për nxënësit, sportistët dhe të gjithë sportdashësit.

“Vitia ka dëshmuar ndër vite se ka sportistë të dalluar, të cilët me sukses e kanë përfaqësuar komunën tonë në gara të ndryshme. Prandaj, obligimi ynë është që të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre dhe për nxitjen e brezave të rinj që të merren me sport”, u shpreh Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.