UBT

Pacolli nga Washingtoni: Takime me liderë dhe personalitete ndërkombëtare për promovimin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një sërë takimesh me personalitete të rëndësishme politike dhe diplomatike, me fokus promovimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pacolli njoftoi se është takuar me kryeministrin e ri të Republikës së Irakut, Dr. Ali al-Zaidi, të cilin e ka informuar për zhvillimet në Kosovë dhe për përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit.

Sipas tij, Kosova ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit edhe në një pritje të organizuar në Washington, ku morën pjesë kongresmeni amerikan nga Arizona, Abe Hamadeh, gjenerali Wesley Clark, këshilltari i Presidentit të Egjiptit, Dr. Omar, si dhe personalitete të tjera nga bota politike dhe diplomatike.

FIDANISHTJA

Pacolli bëri të ditur se një natë më herët kishte marrë pjesë edhe në një pritje të organizuar nga Paolo Zampolli, këshilltar i Presidentit amerikan Donald Trump, ku pati rastin të takojë figura të rëndësishme dhe të bisedojë për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në interes të Kosovës. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rüdiger.

“Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre takimeve, Pacolli theksoi se ato shërbejnë për forcimin e miqësive ndërkombëtare, zgjerimin e bashkëpunimit dhe promovimin e interesave shtetërore të Republikës së Kosovës në skenën globale.”/rajonipress/