Eko Higjiena

Luftoni tumoret me spinaq dhe sallatë jeshile

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Studime të shumta janë kryer rreth rëndësisë që kanë pemët dhe perimet, të cilat kanë aftësi shëruese dhe mund të jenë shumë fitimprurëse për shëndetin e njeriut të cilat parandalojnë sëmundje të ndryshme.

Pjesë e këtij studimi ishin 31 mijë gra italiane tek të cilat konfirmohet aftësinë e madhe parandaluese kundër kancerit tek femrat nga spinaqi, sallata jeshile, panxhari dhe perime të tjera me gjethe.

ARKATANA

Studimi përfshiu 31 mijë gra të shëndetshme, të moshës 36-64 vjeç, të ndara në 5 qendra italiane dhe të monitoruara për më tepër se 10 vjet. Pjesëmarrëset dhanë informacion mbi ushqimin, stilin e jetës dhe përmasat e tyre trupore ( pesha, gjatësia, gjerësia e belit).

Pas përpunimit të të dhënave dhe monitorimit, u arrit në rezultatin se mbrojtësi kryesor ndaj kancerit të gjirit janë mbi të gjitha perimet me gjethe, qofshin këto të gjalla apo të gatuara, transmeton albeu.com.