ARKATANA

Murati: Kurti është më i interesuar për koalicion me LDK-në sesa me PDK-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, vlerëson se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka më shumë interes politik për një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) sesa me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në Five në TV Dukagjini, Murati tha se, bazuar në mënyrën se si e sheh qasjen politike të Kurtit, një koalicion me PDK-në nuk do t’i shërbente interesave të tij politike.

Sipas tij, në rast të një marrëveshjeje mes LVV-së dhe LDK-së, partia më e rrezikuar politikisht do të ishte pikërisht LDK-ja.

FIDANISHTJA

“Për aq sa mund ta njoh mendësinë politike të zotit Kurti ai e humb kuptimin e ekzistencës nëse bën një koalicion me PDK-në. Është shumë më i interesuar ai të ketë një koalicion me LDK-në, qofte edhe ta shkrij krejtësisht atë formacion. Askush nuk është më i rrezikuar se sa LDK-ja nga një koalicion tani me LVV-në.

Prandaj, i kam dilemat e mija. Sepse LDK-ja është e përçarë brenda dhe është e rrezikuar si elektorat nga fryma që përfaqëson në politike zoti Kurti.

E në anën tjetër PDK-ja, e cila po më duket inekzistente, si parti në kuptimin e betejës politike. Është parti aq e madhe, aq me traditë, aq e heshtur për shumicën e çështjeve të mëdha në këtë vend. E paafte për të krijuar kauza, të cilat i kemi para syve çdo ditë. Po të futej në qeveri, si PDK nuk do të humbte, do të kishte zëra kundër e tjera, por ajo e ka një far rigjiditeti të elektoratit të vet. Por, në anën tjetër do të humbte zoti Kurti, se një koalicion PDK-LVV do ta ta konsolidonte LDK-në. D.m.th. atë pjesën që e ka marrë zoti Kurti”, ka thënë Murati.