5 produkte të shtëpisë, që e ulin shtypjen e gjakut
Ulja e shtypjes së gjakut është një hap vital për të siguruar një jetë më të shëndetshme. Shtypja e lartë e gjakut sjell komplikime të shumta, përfshirë rrezikun për sulm në zemër, sëmundjet e veshkave, probleme me shikimin, pikën në tru. Për të shmangur gjithë këto probleme serioze, në vijim ju paraqesim mënyrat shtëpiake që mund të ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
Hudhra
Është një ushqim që duhet të jetë i zakonshëm, por disa njerëz e largojnë si pasojë e aromës së saj pikante. Mos e bëni këtë. Nëse e konsumoni do të keni shtypje më të ulët të gjakut. Studimet e bëra në Nju Orlins kanë zbuluar se hudhra përmban substancën e quajtur alibinë që redukton hipertensionin. Edhe hudhra pluhur ka efektin e njëjtë.
Qepa
Qepët janë të pasura me antioksiduesit flavonoide dhe kurcetinë. Një test ka zbuluar se njerëzit të cilët e kishin konsumuar qepën në mënyrë të rregullt kishin ulur shtypjen sistolike dhe diastolike. Kjo do të thotë se zemra punon më pak dhe nuk i ekspozohet stresit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kanella
Ekzistojnë shumë të dhëna nga e kaluara dhe edhe sot e kësaj dite mendojmë kështu, pasi që kanella bën mrekullinë. Mund të ulë presionin gjakut dhe ta luftojë diabetin. Një studim ka treguar se personat që konsumojnë ujë me kanellë posedojnë nivel të ulët të sheqerit në gjak.
Origano
Gjethet e kësaj bime të vogël përmbajnë një sasi të madhe të substancës karvakrol, e cila ka aftësinë në reduktimin e presionit në arterie, pastaj ul presionin në sistemin sistolik dhe diastolik. Qepa ndikon po ashtu që zemra të rrahë normal.
Ullinjtë
Vaji i ullirit, vaji me të cilin përgatisni sallatë dhe pasta të shijshme, mund të ndikojë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Është pjesë e rregullt e ushqimit mesdhetar dhe është mjaft arsye e fortë pse njerëzit që jetojnë në ato pjesë kanë shtypje të shëndetshme të gjakut. Edhe vetë fryti ka të njëjtin efekt.
(Kosova Sot)


