Fundamenti

Aktakuzë kundër drejtuesve të Agjencisë së Akreditimit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prokuroria Speciale e Kosovës po e akuzon kryetaren e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA), Ferdije Zhushi-Etemi, dhe ish-drejtorin e kësaj agjencie, Basri Muja, për marrje ryshfeti nga pronarë kolegjesh dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Aktakuza që ka disa pika kundër tyre është ngritur javën e kaluar nga prokurori special, Suad Kuraja, ka mësuar “Koha Ditore”. I akuzuar është edhe Armend Muja, djali i axhës i Basri Mujës dhe një person tjetër.

Aktakuza kundër tyre ka të bëjë me dyshime për korrupsion gjatë procesit të akreditimit të dy kolegjeve private, ISPE dhe Universum.

ARKATANA

Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” avokati i Basri Mujës, Mahmut Halimi.

http://koha.net/?id=27&l=74192