Vazhdojnë investimet infrastrukturore në Kabash, Komuna e Vitisë realizon punime për përmirësimin e rrugëve dhe kanaleve kulluese
Viti – Komuna e Vitisë po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në fshatin Kabash, në kuadër të angazhimit për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e infrastrukturës lokale.
Me angazhimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, aktualisht janë duke u zhvilluar punime për pastrimin dhe rivitalizimin e kanaleve kulluese dhe përroskave, si dhe rregullimin e rrugëve në lagjet e fshatit.
Sipas Komunës së Vitisë, këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e infrastrukturës lokale, funksionalizimin e rrjetit të kullimit të ujërave sipërfaqësore, si dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve.
Punimet po realizohen në kuadër të planit të rregullt të Komunës së Vitisë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet e komunës, me qëllim adresimin e nevojave të qytetarëve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike./rajonipress/


