Uji Dea

Fischer: Në Kosovë bëmë atë që duhej, bombarduam Serbinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ndërhyrja e Gjermanisë në konfliktin e Kosovës mbetet ende temë që diskutohet shumë. Pjesa më e madhe e mediumeve serioze gjermane e mbështesin bombardimin e Serbisë për t’i dhënë fund krimeve në Kosovë kundër popullsisë shqiptare.Më shumë se 15 vjet pas bombardimeve, televizioni publik gjerman ZDF për emisionin “Të takosh historinë” ka intervistuar ish-ministrin e Jashtëm, Joschka Fischer.

“Unë kam qenë i bindur se po bëjmë atë që duhet bërë. Por nëse e kemi bërë si duhet atë që duhet bërë – kjo është çështje tjetër”, ka deklaruar Fischer.

Në emisionin “Kosova 99 – Ushtria gjermane në luftë”, autori i emisionit Wolf-Christian Ulrich prezanton ngjarjet e atëhershme, të cilat ushtrinë gjermane e shndërruan nga ushtri mbrojtëse në ushtri sulmuese. Emisioni do të shfaqet më 11 shtator, në orën 19:30 në ZDFinfo.

Fischer ka treguar se nëse koalicioni i atëhershëm qeverisës do t’i kishte thënë jo pjesëmarrjes në luftën e Kosovës, atëherë ky do të ishte edhe fundi i koalicionit. Në emision flet edhe Hans-Christian Ströbele, koleg partiak i Fischerit dhe kundërshtar i intervenimit, transmeton “DialogPlus.ch”.

ARKATANA

Se si e kanë përjetuar njerëzit luftën në vitin 1999, tregojnë bisedat që Wolf-Christian Ulrich ka zhvilluar në Beograd dhe Prishtinë.

Besa Luzha nga Prishtina e kishte përjetuar ndërhyrjen e NATO-s si çlirim, ndërsa Renate Flottau, korrespondente e atëhershme e revistës “Der Spiegel”, tregon se si kishte përjetuar net të tëra me frikë dhe në shtëpi që dridheshin.

Për luftën e Kosovës flet edhe koloneli Michael Krah, i cili ka qenë njëri prej pilotëve të avionëve “Tornado”, të cilët morën pjesë në luftën e parë gjermane pas vitit 1945.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.