UBT

BE nuk është e njoftuar për ngrirjen e marrëveshjes së sigurimeve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

BE-ja nuk ka njohuri për ndonjë paralajmërim të përfundimit të memorandumit për policat e sigurimeve, teksa Pacolli ankohet se ngrirja e paralajmëruar nuk po zbatohet. Edhe pse kishte paralajmëruar në mesnatë ngrirjen e marrëveshjes së sigurimeve të automjeteve mes Kosovës e Serbisë, Rrahim Pacolli, kryesuesi i delegacionit kosovar për këtë çështje në bisedimet e Brukselit dhe kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve njofton se ngrirja nuk po aplikohet nga mekanizmat zbatues të institucioneve kosovare.

“Për arsye të panjohura dhe krejtësisht të pakuptimta, mekanizmat zbatues të institucioneve të Kosovës nuk po e implementojnë vendimin për ngrirje të kësaj marrëveshjeje. Në bazë të informacioneve që po qarkullojnë, kjo është me urdhër të zyrtarëve më të lartë të shtetit,” thotë Pacolli, duke u ankuar se Byroja Kosovare e Sigurimeve nënshkroi këtë marrëveshje dhe ajo ka të drejtën ta ngrijë atë.

Por për këtë ngrirje të paralajmëruar nuk ka njohuri BE-ja.

Fundamenti

“Nuk jemi informuar për ndonjë paralajmërim për përfundimin e memorandumit të mirëkuptimit nga ana e palëve në bazë të dispozitave të memorandumit. Palët janë pajtuar me këtë memorandum që t’i rregullojnë të gjitha çështjet nëpërmjet një komisioni implementues dhe ky është forumi ku duhet të dërgohen çështjet që kanë të bëjnë sigurimin e veturave,” thotë për KALLXO.com Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini.

Pacolli paralajmëroi ngrirjen e kësaj marrëveshje nga minutat e parë të ditës së sotme, për shkak se pala serbe vazhdon të detyrojë kosovarët që hyjnë në këtë shtet me tabela RKS që t’i ndërrojnë ato me tabela provuese dhe për këtë të paguajnë 5 euro.

Pacolli këmbëngul që kjo nuk është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar më 23 qershor në Bruksel, marrëveshje që filloi të zbatohej nga 12 gushti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.