Fundamenti

Aksidentalisht plagos me armë fqinjën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – I dyshuari shqiptar banor në fshatin Dobërqan duke dashur të frikësojë viktimën shqiptare, pasi që me viktimën ishin fqinjë, ku më pas aksidentalisht i ka shkrepur arma e zjarrit AK-47 dhe si pasojë e shkrepjes së armës ka plagosur viktimën, femër shtetase e Kosovës po ashtu banore e këtij fshati. Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit është dërguar për QKUK-Prishtinë).

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i njëjti pranon veprën e kryer dhe pohon se atë e ka bërë nga pakujdesia, duke mos pasur qëllim që viktimës t’i shkaktojë ndonjë pasojë eventuale tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Në përputhje me rrethanat që karakterizojnë këtë ngjarje, ndaj të dyshuarit, nga ana e PTH-së është shqiptuar Aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, për 48 orë.

Hidromorava

Ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penale me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale: “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në vend ngjarje gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, një karikator i zbrazët, dy fishekë, një dyshohet të jetë shkrepur më herët në vendin ku dyshohet të jetë qëlluar viktima. Rasti nën hetime tha Hashani./rajonipress/