Mobi Casa

Heidi Lushtaku në jurinë e “Miss Universe Albania 2015”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Modelja kosovare e cila jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku, mezi po prêt që të kthehet serish në Tiranë.

Finalistja e “Dancing with the Stars Albania”, është ftuar për të qenë pjesë e jurisë së spektaklit “Miss Universe Albania” e cila do të mbahet më 19 shtator në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Ftesën për të qenë në jurinë e njërit nga spektaklet më të rëndësishme kulturorë në Shqipëri, Lushtaku thotë se e ka pranuar më shumë kënaqësi.

United Hospital

“Me shumë dëshirë kam pranuar të jam në jurinë per “Miss Universe Albania” sepse unë vet jam më origjinë nga Kosova dhe “Miss Universe Albania” është një spektakël i madh”, ka thënë bukuroshja shqiptare për “Albinfo.ch”.
Shqiptaro – zvicerania do të rri vetëm dy ditë në Tiranë ndërkohë kjo është një përvojë tjetër që do të i ndihmon më shumë në karrierën e modeles sonë. “Kjo është një përvojë shtesë për karrierën time. Kam qenë edhe një herë në jurinë e “Miss Luzana”, por ky spektakël është më i madh dhe uroj të fiton vajza më e bukur e cila do ta përfaqësoj denjësisht Shqipërinë në garën botërore”, shprehet Heidi, e cila njëherit është edhe Ambasadore e “Albinfo.ch”.

Fituesja e kësaj gare do të përfaqësoj Shqipërinë në “Miss Universe” në Shangai të Kinës.

Heidi Lushtaku ishte finaliste e “Miss Zvicra 2013” kurse aktualisht është njëra nga modelistet më të njohura në Zvicër e cila është në kontrata disa vjeçare më 10 firma të ndryshme zvicerane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.