Alba shijon Azinë, Kina destionacioni i saj i radhës
Bukuroshja shqiptare, Alba Vukaj, është duke shijuar jashtë mase këtë kapitull të jetës së saj.
Angazhimi me modeling dhe marketing ka bërë që Alba përkohësisht të jetë në lëvizje në Azi, shkruan IndeksOnline.
Destinacioni i saj i radhës ishte Kina, dhe paraqitja e Albës përkon me tradicionalen kineze.
Ajo ka publikuar disa fotografi me një fustan me dizajn të këmishave kineze, teksa në dorë mban një flladitëse me motive po ashtu kineze.
Flokët i ka të mbledhura pas qafës dhe të siguruara me shkopinj.


