United Hospital

Dhjetëra gjyqtarëve e prokurorëve mund t’u amnistohen shkeljet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sjellja jo e mirë e 21 gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të amnistohet për shkak të ndryshimeve që janë bërë në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), si dhe në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Në të dyja ligjet, ndryshimet kanë përcaktuar se “procedura disiplinore ndaj gjykatësve dhe prokurorëve nuk do të fillohet dhe zbatohet në Komisionin Disiplinor të KGJK dhe KPK, pasi që të kalojë afati një (1) vjeçar nga njoftimi i pranuar në Zyrën e Prokurorit Disiplinor për shkeljen e supozuar dhe dy (2) vjet nga dita e shkeljes së supozuar”, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo nënkupton që të 21 rastet, të cilat janë dërguar në këto dy komisione nga Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), gjasat më të mëdha i kanë që të parashkruhen (mbyllen), pasi që veprimi i supozuar ka ndodhur më shumë se dy vjet. Fajin për këtë, zyrtarë nga ZPD-ja po ua lënë ligjeve, duke kritikuar kufizimin që i është bërë zhvillimit të hetimeve.

UBT

Drejtori i ZPD-së, Zef Prendrecaj, ka thënë për “Kohën Ditore”se deri para dy ditësh kanë pranuar 270 parashtresa ose ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivel të Kosovës. Për 29 prej tyre janë hapur hetime vetëm në vitin 2015.

http://koha.net/?id=27&l=73890

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.