Në Gjilan policia konfiskon armë e municion
Gjilan – Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me gas me një karikator dhe një pushkë gjysmë automatike njoftoj policia e Kosovës.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/


