ARKATANA

Terrorizmi, sfidë edhe në të ardhmen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm fetar dhe terrorizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jenë sfida edhe në të ardhmen për Policinë e Kosovës.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, në 16-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

Uji Dea

Sipas Maxhunit, krahas të gjitha analizave që janë bërë nga mekanizmat ndërkombëtarë, terrorizmi konsiderohet si sfidë për institucionet e sigurisë edhe në të ardhmen.

“Mirëpo falë nivelit profesional të Policisë, nuk ka vend për shqetësim për asnjërën nga sfidat që i përmenda që në një mënyrë apo tjetrën mund të lidhen në kontekstin e aspektit të sigurisë. Ekziston një gatishmëri shumë e madhe dhe një përkushtim shumë i madh që ta adresojmë çdo shqetësim të qytetarëve të Kosovës në kohë dhe në momentin e duhur”, shprehet Maxhuni./zeri/