Michael Montgomery: Hulumtimi im solli krijimin e Speciales
Gazetari amerikan, Michael Montgomery, ka vizuar Beogradin për ta rrëfyer hulumtimin e tij, që thotë se rezultoi me themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Ai edhe më tej e pranon se storja e tij lidhur me trafikimin e mundshëm të organeve nga ana e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ishte e përfunduar asnjëherë, edhe pse kishin shkuar tek dy lokacionet e dyshuara dhe e kishin idenë se atje kishte ndodhur diçka e tillë.
Kështu, pavarësisht pohimeve që u konfirmuan edhe nga hetimi i Dick Marty, në mungesë të dëshmive ky nuk pret që kjo lëndë të jetë edhe pjesë e aktakuzave të para, të cilat sipas tij tashmë janë të vulosura, por që do të publikohen kur gjykata të jetë funksionale.
Duke pranuar se falë punës së tij Kosova u bë me Gjykatë Speciale, Montgomery rikujton se edhe në Kosovë edhe në Serbi ka qenë dhe mbetet problem, sjellja para drejtësisë e njerëzve me peshë politike. /Klan Kosova/


