Gjykatat, “kampione” të shkeljes së të drejtave të qytetarëve
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se gjykatat kosovare vazhdojnë t’i shkelin më së shumti të drejtat e qytetarëve. Këto komente Jashari i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se në Kosovë është një praktikë e keqe, e cila nuk e bën kompensimin e personave, të cilëve shteti ua ka shkelur të drejtën që brenda një afati të arsyeshëm kohor të përfundojë me procedurën e gjykimit.
“Pra nuk kemi asnjë rast deri më tani që qytetarët të jenë kompensuar, e drejtë kjo e garantuar edhe me Kushtetutë”, ka thënë ai.
Zëri: Cilat do të jenë prioritetet tuaja në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit?
Jashari: Dy objektivat kryesore të Avokatit të Popullit janë kthimi i besimit të qytetarëve në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe fuqizimi i rekomandimeve të dala nga ky institucion./zeri/


