Uji Dea

Ligji i ri çimenton degradimim e shërbimit diplomatik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Reforma e nisur nga MPJ-ja, një mashtrim i opinionit. Militantët e partive, drejt përforcimit të pozitave të tyre.

“Ky shërbim është joprofesional dhe jo i karrierës, është shërbim partiak i përbërë prej njerëzve të parapolitikës. Ambasadorët kryesisht janë njerëz të PDK-së dhe LDK-së, partiakë dhe bashkëpartiakë, madje edhe ish-përkthyes personalë të Hashimit apo ministra të kabinetit të dikurshëm të tij”, ka theksuar analisti Blerim Burjani

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Jashtme e ka paraqitur dhe kabineti qeveritar e ka miratuar për procedim në Kuvend Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, me të cilin, sipas arsyetimit të dhënë synohet një lloj reforme në këtë fushë.

UBT

Sipas arsyetimit të Qeverisë, ky projektligj pretendon të rregullojë më mirë funksionimin e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, i cili përfshin Ministrinë e Punëve të Jashtme, misionet diplomatike, postet konsullore dhe nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe çështjet e tjera, që ndërlidhen me funksionimin dhe veprimtarinë e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Sipas këtij projektligji, që pritet të shqyrtohet në Kuvend në fillim të sesionit vjeshtor, risi është që në të ardhmen të futet kushtëzimi i pranimit në Shërbimin e Jashtëm me kalimin me sukses të një periudhe provuese prej dy viteve dhe kalimit me sukses të provimit pranues për kandidatët, që do të provojnë të jenë pjesë e shërbimit diplomatik të Kosovës. Këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Ardian Arifaj, ka theksuar se qëllimi i kësaj risie është që të rritet cilësia dhe përgatitja profesionale e diplomatëve të karrierës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.