ARKATANA

Si dhe sa duhet t’u besojmë partive dhe liderëve tanë ?!

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Nga Shefik Sadiku – Zgjedhjet e radhës janë shumë afër , partitë dhe liderët politikë tashmë ndodhen në fushatë zgjedhore. Jemi në vitin e dytë pa institucione stabile jo me fajin e të huajve, por të tanëve. Janë këto të 7.6.2026 zgjedhjet e treta që do të mbahen me shpresë se, pas dy palë zgjedhjeve të dështuara, më në fund të formojmë Qeveri dhe Presidencë stabile.

A do t’ia dalim ?

♦️ 1. Sa dhe si t’i besojmë PDK-së dhe Bedri Hamzës ?

Kjo parti nuk është as hija e partisë që e pati udhëhequr Qeverinë nga 2008-2014. Partisë i mungon fryma e një lideri serioz, të fuqishëm, i mungon guximi i marrjes së vendimeve të mëdha. Më 2025 , si partia e dytë e dalë në zgjedhjet e 9.2.2025, nuk tregoi vendosmëri për t’i prirë krahut opozitar për formimin e Qeverisë. Në saje të kësaj vendi shkoi drejt zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

? A t’ia falim besimin PDK-së dhe Bedri Hamzës ? A ka ndryshuar PDK-ja nga viti 2025 kur nuk këmbëngulte si lidere e opozitës për formimin e Qeverisë ? Sa mund t’i besohet tash? Partia nuk është në formën më të mirë, liderët vendimmarrës i mungojnë!

♦️ 2. Sa dhe si ti besojmë LDK-së dhe Lumir Abdixhikut e Vjosa Osmanit ?

LDK , si partia e parë në vitet ‘90 të shek. XX, në zgjedhjet e 9.2.2025 doli partia e tretë me 17%. Pati një rritje të vogël nga zgjedhjet e 2021 kur me ikjen e Vjosa Osmanit në VV, gjithsej 12. apo 13%.

Eco Higjiena

♦️ Sa dhe si t’i besojmë Lumir Abdixhikut ?

I frikuar nga rezultati 17% më 9.2.2025 u bë pengesa kryesore duke mos pranuar të bashkohej me grupin opozitar për të formuar qeveri, sepse ky grup (LDK, PDK,AAK) kishte 52 deputetë kundrejt VV-së si partia më e madhe pati 48 deputetë. Gjithë viti 2025 shkoi pa formim të institucioneve: VV-ja si partia më e madhe nuk i pati numrat e mjaftueshëm, kurse Opozita as që provoi ta formoi Qeverinë. U mblodh Parlamenti 56 herë, kurse krejt në fund dështoi formimi i Qeverisë nga VV-ja për mungesë numrash, prandaj duhej shkuar në zgjedhjet 28 dhjetor 2025. Lumir Abdixhiku nuk tregoi lidership duke ikur nga përgjegjësia. Nuk ishte më mirë as Bedri Hamza.

♦️ Sa dhe si t’ besojmë Vjosa Osmanit ?

LDK-ja në zgjedhjet e 2019 e pati kandidu Vjosen për kryeministre. Rezultati atyre zgjedhjeve e përcaktoi Vjosen Kryeparlamentare. Me mocionin e LDK-së Qeveria VV-LDK ra në mars 2020. Vjosa ishte kundër mocionit në përkrahje të Albin Kurtit. Në zgjedhjet e shkurtit 2021 VV-ja fitoi me 51.2%. Albini Kryeministër, Vjosa Presidente. Zgjedhjet e rregullta vijuese u mbajtën më 9.2.2025, VV-ja doli 42.3%. Për mungesë bashkëpunimi me partitë politike nuk u formua Qeveria. Vjosa si Presidente e nominoi Albin Kurtin për Kryeministër për mungesë numrash e nominoi nga kjo parti edhe Glauk Konjufcën, i njëjti rezultat. Presidentja shpalli zgjedhjet për 28 dhjetor 2025. Nga këto zgjedhje VV-ja doli me 51.1%. Qeveria u formua në shkurt 2026. Tani duhej zgjedhur presidenti deri më 5.3.2026. Për mungesë numrash Gjykata Kushtetuese zgjati afatin për President deri më 28.4.2026. Prap mungesa e numrave kushtëzoi zgjedhjet për 7.6.2026. Meqë Albini nuk ia dhe besimin për Presidente, Vjosa Osmani u rikthye në LDK. Po bën fushatë bashkë me Lumirin. Po shfaq publikisht rezervat e veta për udhëheqjen e Qeverisë nga Albini.

? A t’ia falim besimin LDK-së dhe Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit?

Lumiri më 2025 duke mos u bashkuar me krahun opozitar, i dha siguri VV-së ta mbaj vendin një vjet me U.D. Të Kryeministrit. Lumirit i mungon guximi dhe besimi.
Vjosa Osmani nga Kryeparlamentare e LDK-së në Presidente e VV-së në kandidate për Presidente nga LDK-ja ! Pak si lëvizje e madhe herë andej herë këndej. Aq më shumë kur si presidente pesëvjeçare raportonte për suksese, kurse vetën dy apo tre muaj në konflikt me Albinin po tregon për shumë pengesa në udhëheqjen e Qeverisë dhe Presidencës nga Albini ! Sa duhet besuar? Pe vjet miqësi, dy muaj rivalë !

♦️ Sa dhe si t’i besojmë VV-së dhe Albin Kurtit ?
VV-ja nga 2021 me 51.2% ka udhëhequr vendin. Në afatin zgjedhor 9 shkurt 2025 VV-ja doli me 42.3%. Për mosgadishmëri dialogu apo marrëveshje për mungesë numrash nuk u formua Qeveria. Presidentja shpalli zgjedhjet për 28 dhjetor 2025. Nga këto zgjedhje VV-ja doli me 51.1%. VV-ja e formoi Qeverinë në shkurt 2026. Duke mos i pasur e vetme 80 deputetë në sallë dhe duke mos u dakorduar partitë për 80 deputetët e kërkuar dështoi zgjedhja e Presidentit. Rezultat i kësaj janë shpallur zgjedhjet për 7.6.2026 për parlamend nga i cili del Presidenti.
? A t’a falim besimin VV-së dhe Albin Kurtit ?
Albini po udhëheq me Kosovën herë si Kryeministër e herë si U.D. I kryeministrit nga shkurti 2021. Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 mori 42.3%, kurse në ggjedhjet e 28 dhjetorit 2025 doli me 51.1%. Nga këto dy palë zgjedhje nuk po mund të formojë Qeveri stabile dhe me 51.1% in nuk mundi të zgjedh Presidentin, aftësia e tij për të udhëhequr lë shumë për të dëshiruar! Asnjë parti në Kosovë nuk e ka arritur përqindjen e VV-së, megjithatë vendi kurrë nuk ka shkuar në zgjedhje për pamundësinë e zgjedhjes së Presidentit.
♦️ Sa dhe si t’i besojmë AAK-së dhe Ramush Haradinajt- tani Ardian Gjinit ?
Më parimorja në gadi dy vitet pa institucione funksionale ka qenë AAK-ja duke thirr vazhdimisht në marrëveshje r pë mos shkaktuar zgjedhje edhe pse ka vetëm 6 deputetë.