Anatomi e kohës
Poezi nga Xhelil Rrahmani
Varianti I (Anatomi e fjalës)
Gjithçka për t’u ndritur ishte,
Vetëm shkronjat ngjyrosnin fjalë me ngjyra,
Që kurrë nuk kishin qenë pjesë e ylberit.
Kuptimin e kishin marrë kaherë numrat,
Që nuk mbërthenin atë madhështi.
Me një fjalë kishte nisur edhe jeta,
Fjalë me të cilën nuk krahasohej zëri
Se nuk ishte…
Gjithçka për t’u ditur ishte,
Vetëm se koha ishte bërë gropë,
Kurth për të vegjlit njerëz!
Varianti II (Heroi i parëndësishëm)
Në brigjet e këtij deti të vdekur,
Ku këmbët më janë zhytur thellë,
Vetëm kripën e lotëve të mi e ndiej.
Sirenat e shpëtimit më janë varur në qafë,
E vetëm unë i dëgjoj,
Këngët e mallit m’i gërryejnë eshtrat,
E vetën unë i këndoj.
E askush tjetër!


