ARKATANA

PDK-ja e gjeti partnerin për ta thelluar degradimin shtetëror

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga zotimet mashtruese, te keqqeverisja dhe korrupsioni. Sipas analistëve, kjo kapje vazhdon edhe me oligarkinë e bizneseve, të cilat janë bërë hise me pushtetarët

Analistët vlerësojnë se lidershipi i Lidhjes Demokratike ka dështuar në shkapjen e shtetit dhe janë bërë pjesë e Qeverisë për të qenë edhe ata pjesë e keqpërdorimeve, hajnisë, kapjes së shtetit dhe në çdo segment shtetëror. Sipas tyre, përveç përkeqësimit të situatës që na solli ky koalicion dhe kjo qeveri, na sollën edhe gjëra të këqija, si ”Zajednica” dhe demarkacionin e dëmshëm me Malin e Zi

United Hospital

Futja e LDK-së në koalicionin qeverisës me PDK-në, pas zotimeve të kryeministrit aktual Isa Mustafa, për t’i dhënë fund keqqeverisjes, ka rezultuar të jetë një mashtrim për qytetarët e vendit, ngase qeveria, sipas analistëve politikë, përgjatë këtyre 9 muajve qeverisje nuk e shkapi shtetin nga krimi dhe korrupsioni, të cilat i dënonte sa ishte në opozitë Lidhja Demokratike.

Sipas njohësve të zhvillimeve 9-mujore të këtij formati të ri qeverisës, LDK-ja është bërë pjesë e së keqes dhe po vazhdon ta luajë vallen e njëjtë të cilën PDK-ja e ka luajtur që kur është në pushtet. Kapja e shtetit nis që nga sistemi i drejtësisë, tek administrata publike, kompanitë publike, doganat, ATK-ja dhe në të gjitha sferat. Sipas analistëve , kjo kapje vazhdon edhe me oligarkinë e bizneseve, të cilët janë bërë hise me pushtetarët për ta kapur sa më shumë shtetin dhe së fundi ka kulmuar edhe me pazare politike në dëm të sovranitetit të Kosovës, nënshtrimin e lidershipit në pushtet për të pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe faljen e një hapësire të madhe të territorit të shtetit, Malit të Zi. “Nuk mund të thuhet se LDK-ja vetëm është bërë pjesë e së keqes, por se ka krijuar të këqija të reja, të cilat vazhdon t’i intensifikojë. Kjo mund të vërtetohet nga veprimet e saj si partneri kryesor i koalicionit qeverisës. Për 9 muaj të qeverisjes, Qeveria ose pjesa e saj që identifikohet me LDK-në, i ka sjellë dëme të mëdha shtetit dhe shoqërisë kosovare. Fillimisht u përqendrua në spastrimet dhe zëvendësimet e personelit nëpër ministri, siç ishte rasti MTI, çka nxiti reagimin e ashpër edhe të Zyrës së BE-së në Prishtinë. Bashkë me PDKnë kanë ndihmuar në copëtimin territorial të Kosovës siç është rasti me “Zajednicën” dhe dhënien e mijëra hektarëve Malit të Zi”, tha për ‘Kosova Sot’ analisti politik Isa Mulaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.