ARKATANA

Hapet Qendra Edukative e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta në Gjilan

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoresha e kësaj Qendre Shpresa Sejdiu tha se me hapjen e Kësaj Qendre ne mendojmë që sado pak t`i ofrojmë kushte më të mira fëmijëve me nevoja të veçanta në edukimin dhe socializimin e tyre duke e parë si nevojë kyçjen e tyre në shoqëri me të gjithë njerëzit me të drejta të barabarta.

Sejdiu ka thënë se ne si qendër me stafin tonë kemi përgatitur si prioritet fëmijët me problemet e të dëgjuarit dhe komunikim, por edhe me kategoritë e tjera me nevoja të veçanta, duke u mundësuar atyre që çdo ditë të kenë mundësi të aftësohen nga stafi ynë dhe t`i japim mundësi për aktivitete të ndryshme si në mirëmbajtje të shëndetit personal primar, sport dhe kulturë .

“Ne si prioritet e kemi evidentimin dhe regjistrimin e të gjithë personave me nevojë të veçanta në çdo pjesë të Komunës së Gjilanit dhe më gjerë, qasje të drejtë në qendrën tonë do të kenë çdo person me aftësi të kufizuar pa dallim moshe gjinie kombi apo race, gjithashtu do të fokusomi që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet komunale për mirëqenie sociale dhe çfarëdo qendra dhe organizata që merren me aktivitete për mirëqenie të këtyre personave. Besojmë të krijojmë një zinxhirë të fortë bashkëpunimi me institucionet Komunale si ato edukativo-shëndetësore Komunale, do të vëmë kontakte me të gjithë drejtorët e shkollave fillore në evidentimin e personave me aftësi të kufizuar për t’iu afruar një përkrahje për rehabilitim dhe socializim”.

Sejdiu tha se shpresojmë dhe besojmë në bashkëpunim me institucionet e shëndetit primarë shëndetësor në komunë dhe do të bëjmë përpjekje për formimin e ekipeve shëndetësore ( mjekë, Infermier,psikologë e fizioterapeut, aktivitete sportive dhe të tjerë ), që sado pakë t`i lehtësojmë problemet shëndetësore të këtyre personave me aftësi të veçanta.

Andaj sot me hapjen e kësaj qendre i’u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve me vullnet të mirë që të na bashkëngjiten me punën dhe solidarizimin tonë sepse këta persona sot me aftësi të kufizuara, nesër mundë të japin kontributin e tyre në fusha dhe shumë lami të ndryshme të jetës dhe të bëhen produktiv në radhë të parë për familjen, shoqërinë dhe komunën ku jetojnë.

Gjithashtu presim një përkrahje bashkëpunimi edhe nga institucionet tjera komunale duke filluar nga Kryetari i komunës e deri në nivelet më të ulëta komunale.Shpresojmë për një përkrahje nga këto institucione që tani është shumë e rëndësishme dhe vitale për qendrën tonë, e ne besojmë që me aktivitetin tonë këtë përkrahje tua shpërblejmë këtyre institucioneve duke i aftësuar këta persona me nevoja të veçanta që të jenë të aftë të jetojnë me punën e tyre duke i bërë jo barrë as për familjet e tyre as për institucionet komunale, por të jenë kontribuues në të gjitha sferat e jetës së tyre ka thënë Sejdiu.

Fundamenti

Një ditë pa papritmas dikush trokiti në derën time ! hapa derën dhe pashë një zojë me një fëmijë që mbante për dore , dhe I’u drejtova Urdhëroni hyni brenda , “ zoja mu drejtua unë kam nevojë për ndihmën tuaj “ nuk mundem të komunikojë me fëmijën tim ju lutem më ndihmoni pasi që ju keni njohuri në gjuhën e shenjave, unë u shtanga nga momenti dhe u ndjeva shumë keq dhe pasi mora vetën ia mundësova komunikimin e ndërsjellët, dhe kjo më nxiti që unë të angazhohem për hapjen e kësaj qendre, andaj për tërë ekzistencën e kësaj qendre unë besojë që vetëm një nënë dhe fëmijë ia mundësojë një komunikim të ndërsjellët do të mburrem dhe do ndihem krenare me punën e kësaj qendre .
“Unë gjeta shtëpinë time, tani pres ndihmën tuaj eja edhe t`i Komuniko”

Edhe Drejtori i Mirëqenies Sociale Mursel Zymberi tha se është shumë e nevojshme hapja e kësaj qendre dhe se do ta ketë përkrahjen e plotë të institucioneve komunale si ne aspektin social të këtyre fëmijëve por edhe në ndihmat tjera të kësaj qendre në donacione tjera.

Edhe Drejtori i Prokurimit Salih Kqiku tha se urojmë që kjo qendër të jetë edhe një institucion shtesë edukativ në Gjilan ku do ta ketë mbështetjen edhe nga në logjistik dhe nevoja tjera duke u nisur në mbështetje nga Kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri e të gjitha institucionet Komunale.

Remzi Azemi Komandant i Stacionit Policor Gjilan tha se kjo Qendër do ta ketë mbështetjen të madhe nga Policia e Kosovës dhe ckado që kanë nevojë nga PK do të jenë në shërbim të kësaj qendre.

Dhe krejt në fund edhe Drejtori i Entit të Punësimit tha se ashtë një qendër shtesë në Gjilan dhe shumë me rëndësi për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta ku do ta ketë mbështetjen edhe nga ne që do tu mundësojmë bashkëpunim të mirë me qendër .
Pas takimit u bë edhe hapja zyrtare e kësaj qendre në rrugën Abdullah Presheva në Gjilan./rajonipress/