ARKATANA

Jahjaga: Zbardhja e fatit të të zhdukurve, përparësi e punës së institucioneve të Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, tha se në këtë kujtojmë qytetarët tanë, mbi 1 mijë e 600 prej tyre, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur edhe 16 vjet pas luftës, që la plagë të rënda.

Jahjaga tha më tej se luftërat në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë rrënuar jetë njerëzish dhe kanë lënë të hapura plagët në shoqëri që vazhdojnë të mbajnë peng paqen dhe mirëkuptimin mes njerëzve dhe pengojnë pajtimin.

“Shumë familje në Kosovë sot vazhdojnë të kërkojnë më të dashurit e tyre, dhe për të lehtësuar dhimbjen dhe mbi të gjitha për të gjetur qetësinë shpirtërore kërkojnë me të drejtë më shumë punë në zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre”, tha mes tjerash Presidentja.

Për aq sa ka qenë e mundur, ajo tha se institucionet e Kosovës janë përpjekur në gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje sa të dhimbshme dhe të rëndësishme dhe njëkohësisht kanë kërkuar angazhim më të madh të të gjitha palëve në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

FIDANISHTJA

“Kjo është plaga më e thellë dhe njëra prej dhembjeve më të mëdha që vazhdon të rëndojë mbi secilin qytetar të Kosovës dhe është obligim yni që ta përmbyllim sa më shpejtë atë për të mundësuar një jetë të qetë për familjaret, njëkohësisht për të krijuar mirëbesimin mes qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar paqen e qëndrueshme me fqinjët”, u shpreh e para e vendit.

Ajo tha se na duhet më shumë përkushtim dhe më shumë punë e angazhim, i te gjitha palëve të përfshira në zgjidhjen e kësaj çështjeje, për të sjellë drejtësinë për viktimat dhe për të mundësuar pajtimin aq shume te nevojshëm për gjithë rajonin.

“Zbardhja e fatit të të zhdukurve është përparësi e punës së institucioneve të Kosovës të cilat kërkojnë me këmbëngulje angazhimin me përgjegjësi te Republikës së Serbisë, në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe kthimin e të gjithëve në Kosovë”, tha në fund të fjalës së saj presidentja Jahjaga.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.