Uji Dea

Eqa: Rrëfehuni e mos u shantazhoni nga shërbimet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Ish nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka bërë të ditur qëndrimin tim për figurat publike të së kaluarës sonë.
Në një status në Facebook Kryeziu shkruan se “goxha shpesh e përsëritja opinionin tim se kam mirëkuptim për dobësitë njerëzore, për dobësitë e të tjerëve”.

“Sidomos rrethanet e dekadave të shkuara për shqiptarët, kudo që ishin, kanë qenë rrethana infernale. Për pasojë, vetëm heronjtë e vdekur ia kanë dalë ta ruajnë integritetin. Por ata nuk flasin më, as nuk shkruajnë libra. Flasin këta që mbetën gjallë, me fytyrë e pa fytyrë.
Por ne nuk mund t’i akuzojmë pse mbetën gjallë. Larg qoftë!”.

“Ajo që kujtoj se do t’i ndihmonte shoqërisë shumë, besa personalisht edhe atyre, do të ishte rrëfimi /si institucion religjioz/ i aventurave të tyre, rrëfim pa fshehur asgjë”.

“Ja, kjo ishte shpresa ime intime. Besoj se nuk është kërkesë e rëndë, por po të realizohej, do të ishte një katharsis i paparë, si për ata individë, si për shoqërinë”, shkruan Kryeziu nē statusin e tij në cilin ia drejton ish deputetit Berat Buzhala për të cilin thotë se çmon sensin e tij për të vërteten.

Mobi Casa

Sipas tij, pa këtë të rrëfyer, shërbimet sekrete të regjimeve të kaluara i shantazhojnë keqas bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë.

“Po nuk punove për ne, do ta publikojmë dosjen tënde me emrat e mbiemrat e atyre që ua ke shkatërruar jetën!”.

“Por në qoftë se unë tregoj publikisht se ç’i kam bërë Beratit e atij tjetrit e atij tjetrit, si akt pendese e përdëllimi, dosjet e Beogradit digjen automatikisht dhe, për rrjedhojë – më në fund, për herë të parë, unë bëhem verëvërté njeri i lirë. Dhe duke qenë i lirë më në fund, do të jem bekim për vendin tim, jo mallkim”.

“Në qoftë se jo, edhe fëmijët e mi do të infektohen nga murtaja ime, siç mund të shohim gjithandej”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.