UBT

Gjyqtarët e Apelit kritikojnë për joprofesionalizëm në rastin “Mekaj”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Vendimi për lirimin e kryetarit të Apelit, Salih Mekaj, nga arresti shtëpiak, ka nxitur reagime mes gjyqtarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Kolegji prej tre gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, Emine Mustafa, Avni Dinaj, si dhe Anna Adamska nga EULEX-u, e ka quajtur “për keqardhje” vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht të gjyqtares Alltënë Murseli, për vazhdimin e arrestit shtëpiak ndaj Salih Mekajt edhe për dy muaj.

Ata e kanë quajtur “për keqardhje” faktin se si kjo gjykatë ka dhënë vendim për nevojën e vazhdimit të kësaj mase të sigurisë pa vlerësim paraprak kritik.

FIDANISHTJA

“Kritika” në vendim nuk është bërë vetëm për Gjykatën Themelore, por për të gjitha gjykatat e shkallës së parë.

“Është për keqardhje që gjykatat propozimet e tilla të paarsyetuara fare, si zakonisht, pa asnjë vlerësim kritik, po i akceptojnë”, thuhet në vendimin e kolegjit të deleguar nga KGJK-ja në korrik të këtij viti, për të shqyrtuar ankesat në procedurën ndaj kryetarit të Apelit.

http://koha.net/?id=27&l=72670

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.