Mustafa: Merkeli me tha që në Kosovë s’guxon të ketë as gjysmë-bosnjëzim
Kryeministri Isa Mustafa ka ripërsëritur se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.Sipas tij, ky Asociacion nuk mund të bëjë asgjë që është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.
Sipas Kryeministrit Isa Mustafa, Asociacioni është kompromis në harmoi me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Ky kompromis nuk është jashtë Kushtetutës së republikës së Kosovës dhe nuk është jashtë ligjeve të Kosovës. Është në harmoni me ligjet dhe në harmoni të Kushtetutës, është plotësisht në harmoni me pakon e Ahtisarit”, tha Mustafa në emisionin ‘Debat’ në RTK.
Ai tutje ka thënë se edhe në takim me kancelarin gjermane, Angela Merkel i ka thënë se mos ta ngutë Kosovën sa i përket Asociacionit, sepse lidershipi kosovar dëshiron ta analizojë deri në fund dhe mos të ketë kuptim të bosjëzimit.
“Ajo me ka thënë jo që nuk guxon të ketë bosnjëzim, por as gjysmë-bonjëzim dhe gjithçka të jetë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Por edhe me ka thënë që ta gjejmë një gjuhë të përbashkët për Asociacionin”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, ky dokument i Asociacionit është më i mirë dukshëm sesa është frikësuar që do të jetë. /Indeksonline/


