UBT

“Mëshira” e Dhunuesit

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Nga Behxhet Shala – Në vitin 2025, institucionet më të sulmuara në Kosovë nga pushteti autokratik i sundimtarit Kurthi ishin prokuroria, sistemi gjyqësor dhe mediat. Ndërkaq, brutaliteti i sulmit drejtohej fuqishëm kundër Gjykatës Kushtetuese, nga të gjithë mbështetësit e LVV-së. Në këtë teatër kukullash, penjtë tërhiqeshin nga një agjente greke, e cila flet dhe shkruan shqip për analfabetët e pushtetit, një eminencë gri e të gjitha të këqijave që kanë prekur Kosovën gjatë dhjetë viteve të fundit.

Kur një pushtet sillet në mënyrë banditeske kundër Gjykatës Kushtetuese, kjo tregon se kemi prekur fundin – si shoqëri, edhe si shtet. Vallen e dhunimit të Gjykatës e kanë udhëhequr kryeministri Kurthi, presidentja në largim Vjosa Osmani dhe Ministrja e Drejtësisë, Lenka Quko. Ekzekutimin e këtij dhunimi e kanë bërë të mëdhenj për shkak të budallakisë dhe të vegjël për shkak të dijes, integritetit dhe moralit – me tituj akademikë dhe diploma nga Muçivërça, si dhe me dijetarë të njohur si Agim Bahtiri, Edona Zezona, Matoshka, Donika e Zezë, pinjollët e Shtimes dhe “analistët” e baushtellës nga Gjermania, Amerika, Kazakistani, Kurcistani dhe shumë vende të tjera.

Është e pabesueshme se si një vend si Kosova, i cili dështon në testet PISA, ka aq shumë “ekspertë” të Kushtetutës. Pasi dështoi zgjedhja e presidentit brenda afateve kushtetuese, presidentja Osmani dekretoi shpërbërjen e Kuvendit dhe shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk jam njohës i Kushtetutës sa Agim Bahtiri dhe Mef Bajçina – “perlat” e ekspertëve të pushtetit autokratik – por nuk më është e qartë se cila do të ishte zgjidhja tjetër pas dështimit të votimit për kandidatin “konsensual” të propozuar nga Kurthi, Glauk Konjufca, nënkryetar i LVV-së dhe zgjatim i Albinit.

Lenka Quko mori një kërkesë eksplicite nga Gjykata Kushtetuese: të detyrojë deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë kandidatin e propozuar nga Kurthi. Ajo e ngatërron gjeografinë duke e njëjtësuar Kosovën me Korenë e Veriut, duke bashkëdyzuar Kimin me Binin si vëllezër ideologjikë. Ky është kapaciteti i saj; aq di dhe aq flet. Kjo është pasojë e stresit post-traumatik nga rrëzimi i saj 56 herë në Kuvend. Edhe Mike Tyson nuk do të kishte treguar qëndrueshmëri më të madhe. Ai mbetet në këmbë pasi referi numron deri në tetë, kurse Lenka, edhe pasi ia numruan 56 herë, përsëri qëndron në këmbë – si kryetare e Kuvendit, si u.d. e presidentes dhe si anëtare e Bordit të Paqes. Lenka është si qengji i butë, por që thith shumë poste; tani lexuesit e kuptojnë pse Kurthi e propozoi 56 herë për kryetare dhe pse ajo pranoi 56 herë shkeljen e dinjitetit.

ARKATANA

Nan Rrusta, deputet i pushtetit, i cili dikur sulmoi Gjykatën Kushtetuese, tani e mbron nga “imperialistët amerikanë dhe revizionistët evropianë”, duke u shprehur publikisht ndaj korit diplomatik se: “Të trusni bythën dhe mos u sillni kah Gjykata Kushtetuese.” Menjëherë e përkrahu Blerim Xharrahu dhe El-Pis Hoxhallari. Tani pason përkrahja e lladikave kushtetues në formë orteku.

Heshtja e autoriteteve kushtetuese dhe e intelektualëve si Gim Bahtiri, Dona Çadra dhe Ana Toshi mbi çështje me rëndësi ka shqetësuar shumë, sidomos në kontekstin e debatit për shumimin e pandave në Kinë.

Nenad Rashiqi, dikur jo i keq, në një intervistë deklaroi se Albin Kurthi ia fali 24 hektarë tokë popave të Manastirit të Deçanit, çështje që u konfirmua nga Nan Rrustemi, por u përgënjeshtrua fuqishëm nga zyrtarët e pushtetit. Një kombinim dhe arsyetim logjik… për budallenj!

Shvarc Donika, një figurë e njohur për urrejtje patologjike ndaj UÇK-së, luftës çlirimtare, të burgosurve politikë dhe Bacë Adem Demaçit, është bërë “yll” në LVV dhe e përkdhelura e Kurthit. Ajo trashëgoi veprat e Hashim Thaçit dhe i deformoi përmes Ministrisë, duke shndërruar fotografitë dhe trashëgiminë kombëtare në një karikaturë antikombëtare. Ndërsa Hashim Thaçi mbetet në histori, Shvarc Donika do të mbetet në “baushtellën e Gjermanisë” – një dallim i madh estetik dhe praktik.