Fundamenti

Krimi i organizuar udhëheq kontranbandën dhe evazionin fiskal

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Korrupsioni dhe krimi i organizuar ‘hedhin valle’, pushtetarët bëjnë sehir

EKSPERTI KAÇANIKU: “Hipsat” e shtetit përfitojnë dhe janë përgjegjës pse buxhetit të shtetit të Kosovës i mungojnë 3,5 miliardë euro nga toleranca që i bëhet krimit të organizuar

HW

“Kryeministri Isa Mustafa është njeri i improvizimeve e kamuflimeve dhe nuk është në agjendën e tij që të krijojë ambient të favorshëm për bizneset e ligjshme vendore, në mënyrë që këto biznese të rrisin eksportet dhe të gjenerojnë vende të reja të punës, por agjenda e tij është që t’i mbështesë vetëm bizneset oligarkike kriminale, që merren me importe, e prapa së cilave fshihen këto dy parti në pushtet”, shprehet analisti Faik Krasniqi

Raportet e ndryshme ndërkombëtare flasin në mënyrë të vazhdueshme se qeveritë e Kosovës kanë dështuar në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtësisë për Kosovën, në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, kontrabandës, evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe fenomeneve të tjera shkatërruese për vendin. Ndërsa, njohësit e kësaj fushe thonë se shkaku i dështimit të kësaj lufte janë vetë pushtetarët tanë të pangopur me pasuri, por edhe dhe oligarkët e biznesit, që nëpërmes mekanizmave shtetërorë, si të vetmit përfitues të këtyre veprimeve të dëmshme e të kundërligjshme dhe shkatërruese për vendin dhe qytetarët e saj, të cilët po i lënë vendin dhe qytetarët pa shpresë dhe pa perspektivë e mirëqenie. Sipas analistëve, janë mu këta pushtetarë dhe këto parti politike që qëndrojnë mbrapa të gjitha bizneseve oligarkike dhe dukurive kriminale te tyre, që e kanë ngulfatur shtetin dhe kanë shkatërruar dhe degraduar tej mase ekonominë e vendit. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Zyrës së kryeministrit, zëdhënësit të Qeverisë, nuk kemi marrë përgjigje ditën e enjte./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.