Eko Higjiena

Serbia hyn në tregun kosovar të rrymës dhe të telefonisë

/ 1 minutë lexim
HW

“Elektroprivreda Srbije” do të jetë pronare e kompanisë “ElektroSever”, e cila do t’i furnizojë me energji elektrike një pjesë të qytetarëve të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

EPS-ja është kompani shtetërore e Serbisë, që ka në pronësi rrjetin dhe njësi prodhuese në Serbi. Ajo pritet të regjistrojë një kompani të saj në Kosovë. E njëjta pastaj do të kërkojë licencë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për furnizimin me energji elektrike.

Të gjitha proceduarat të cilat do të ndiqen prej regjistrimit të biznesit e deri te furnizimi i qytetarëve me energji janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën, në Bruksel.

HW

Marrëveshja për energji ka qenë në pakon e marrëveshjeve të nënshkruara në të cilën bëjnë pjesë edhe marrëveshjet për kodin telefonik, parimet themelore për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe heqjen e barrikadës nga ura e Mitrovicës.

http://koha.net/?id=27&l=72506

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.