Mobi Casa

Thaçi: Serbia të shkëputet nga politikat nacionaliste

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen austriake “Tiroler Tageszeitung” duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka theksuar se Kosova që nga fillimi ka qenë konstruktive dhe bashkëpunuese me të gjithë në rajon, përfshirë edhe Serbinë.

Sipas Thaçit, Serbia, lidershipi i saj politik, duhet të dëshmojë se vërtetë është shkëputur nga politikat e nacionalizmit dhe hegjemonizmit dhe se vërtetë është përcaktuar për bashkëpunim dhe normalizim të marrëdhënieve.

“Në raport me Kosovën, lidershipi politik në Serbi ende ndjek politika armiqësore.Në rastin e kryeministrit të Serbisë, z. Vuçiq, është e rëndësishme që ai të vlerësohet në bazë të veprave të tij e jo në bazë të fjalëve që i thotë”, ka vlerësuar Thaçi.

Ai ka shtuar se të gjithë presin nga Serbia, që të shkëputet nga politikat nacionaliste, që kanë sjellë viktima e shkatërrim dhe t’i bashkohet trendit të dialogut dhe bashkëpunimit që po promovohet në tërë rajonin tonë.

Duke folur për procesin e integrimeve evropiane, Thaçi ka thënë se Kosova ka qenë e shkatërruar nga vitet e tëra të diskriminimit, represionit dhe në fund përpj ekjet për gjenocid. Kjo sipas tij e ka vonuar në raport me të gjitha vendet tjera të Evropës në rrugën e tranzicionit.

Fundamenti

“Por, besimi në këtë projekt nuk është zbehur dhe këtë e dëshmojnë anketat e vazhdueshme që e tregojnë popullin e Kosovës si më optimistin në Evropë për të ardhmen e vet”, ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë për të përditshmen austriake se rruga drejt BE-së nuk është ndalur dhe se këtë vit do të bëhet edhe nënshkrimi i MSA-së. “Kosova është Evropë, sikur edhe i tërë Ballkani Perëndimor, dhe kjo është theksuar mjaft herë. Stabilizimi, zhvillimi dhe prosperimi i rajonit është interes dhe përfitim edhe i BE-së”, ka vlerësuar ai.

Ai është pyetur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, ku ka theksuar se Kosova vazhdimisht ka qenë e përkushtuar në rend dhe ligj, në drejtësi si dhe në gjetjen e të vërtetës për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

“Kosova, UÇK-ja, liderët poli tikë të Kosovës, kanë qenë dhe janë në fokus të një fushate të shpifjeve dhe njollosjes nga ana e atyre që janë kundër projektit të shtetit të Kosovës, por edhe kundër vet idesë së intervenimit të bashkësisë ndërkombëtare për qëllime humanitare dhe për të ndërprerë vuajtjet e civilëve. Prandaj të gjithë në Kosovës dëshirojnë të bashkëpunojnë me të gjitha autoritetet kredibile që të sqarohet çdo gjë, të hiqen të gjitha njollat që i janë hedhur Kosovës dhe qytetareve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.