Hidromorava

Pastrohet dhe rregullohet deponia e mbeturinave në Moqare

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca njofton se pas daljes në terren në fshatin Moqare ka realizuar pastrimin dhe rregullimin e deponisë së mbeturinave në këtë zonë.

Pas këtij angazhimi, Drejtoria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturina afër lumit pasi një veprim i tillë dëmton mjedisin dhe ndikon negativisht në cilësinë e jetës në atë zonë.

Hidromorava

Po ashtu ju njoftojmë se kjo hapësirë është nën mbikëqyrjen e kamerave dhe çdo rast i evidentuar i hedhjes së mbeturinave do të ndëshkohet me gjobë në përputhje me legjislacionin në fuqi./rajonipress/