Hidromorava

Burbuqe Leka rizgjidhet në krye të Grupit të Grave të Komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Grupi i Grave i Kamenicë ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është zhvilluar procesi i zgjedhjes së kryesueses për mandatin e ri. Në përfundim të votimit, Burbuqe Leka ka marrë sërish besimin e anëtareve, duke u rizgjedhur në krye të këtij forumi.

Me këtë rast, Leka ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë, duke e cilësuar rizgjedhjen si përgjegjësi dhe motivim për angazhim edhe më të madh në fuqizimin e grave dhe vajzave në komunë.

“Me shumë mirënjohje dhe përgjegjësi, pas një pune të jashtëzakonshme së bashku me Grupin e Grave, u rizgjodha Kryesuese e Grupit të Grave të komunës sonë. Faleminderit nga zemra secilës për besimin, votën dhe mbështetjen. Ky vlerësim është shtysë për të vazhduar edhe më fuqishëm angazhimin tonë për fuqizimin e grave dhe vajzave në çdo fushë”, është shprehur ajo.

Hidromorava

Në të njëjtën mbledhje janë zgjedhur edhe anëtaret e Kryesisë së Grupit të Grave, për të cilat Leka ka uruar suksese dhe ka falënderuar për gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe energjisë pozitive në realizimin e objektivave të përbashkëta.

Falënderim i veçantë iu drejtua edhe përfaqësuesit të Organization for Security and Co-operation in Europe (OSBE), z. Faruk Dërmaku, për prezencën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj iniciativave dhe aktiviteteve të Grupit të Grave në Komunën e Kamenicës./rajonipress/