ARKATANA

Referendumi i 1-2 Marsit 1992, artikulimi historik i vullnetit politik të shqiptarëve të Luginës

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Refik Hasani – Referendumi i mbajtur më 1 dhe 2 mars 1992 përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në historinë politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ai ishte artikulimi i qartë dhe i organizuar i vullnetit kolektiv të këtij rajoni, një dëshmi e pjekurisë politike dhe e vetëdijes për të ardhmen.

Përmes organizimit dhe pjesëmarrjes masive në votimin plebishitar, shqiptarët manifestuan rezistencën e tyre politike dhe aspiratën për barazi të plotë, duke kërkuar respektimin e të drejtave individuale dhe kolektive.

Referendumi shpalli Krahinën si Autonome dhe themeloi Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve, duke vendosur një kornizë institucionale për përfaqësimin e vullnetit të shprehur në mënyrë demokratike.

FIDANISHTJA

Ky akt historik ishte rezultat i angazhimit të përbashkët të forcave politike dhe intelektuale shqiptare, duke reflektuar unitet dhe përgjegjësi politike për të ardhmen e rajonit. Ai shënoi një udhërrëfyes për vizionin politik të kohës dhe një përpjekje serioze për ta ngritur çështjen në instanca më të larta vendore dhe ndërkombëtare.

Ngjarjet që pasuan, përfshirë kryengritjen e armatosur të UÇPMB-së, e cila mbrojti dinjitetin dhe identitetin e popullatës shqiptare, si dhe Marrëveshja e Konçulit, kontribuuan në ndërkombëtarizimin e çështjes, duke dëshmuar se ajo nuk mund të trajtohej thjesht si një çështje e brendshme e Serbisë.

Referendumi i 1–2 marsit 1992 mbetet një shprehje e vazhdimësisë historike dhe etnokulturore të shqiptarëve në këtë hapësirë, si dhe dëshmi e autoktonisë së tyre. Megjithatë, çështja e statusit politik dhe juridik të kësaj Krahine vazhdon të mbetet e pazgjidhur, duke kërkuar një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe të garantuar përmes mjeteve politike e demokratike, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.