Në Kamenicë mbahet punëtori për nxitjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje lokale
Kamenicë – Në kuadër të Planit Lokal për Barazi Gjinore, Komuna e Kamenicës organizoi punëtorinë me temë “Nxitja e pjesëmarrjes së grave në Subvencione, Dëgjime Publike dhe Këshilla Lokal”, me qëllim të fuqizimit të rolit të grave në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.
Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrëset u informuan mbi:
- Rolin dhe funksionimin e Këshillave Lokal
- Procesin e organizimit të dëgjimeve publike
- Mënyrën e paraqitjes së kërkesave dhe propozimeve në komunë
Përmes diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, gratë kanë ndarë sfidat që hasin në pjesëmarrje, por edhe kanë ofruar shumë perspektiva të vlefshme për zhvillimin e komunitetit.
Pjesëmarrëset dhe zyrtarja për barazi gjinore, Kosovare Marovca, identifikuan hapat konkret për rritjen e përfshirjes së grave në vendimmarrje.
Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar për të krijuar hapësira gjithëpërfshirëse ku zëri i grave dëgjohet dhe reflektohet në politikat dhe vendimet lokale.
Kjo punëtori u realizua në kuadër të Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore dhe projektit Gender Equality Facility i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UN Women./rajonipress/


