Eko Higjiena

Pestova – Krujë e dytë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

(Kushtuar Hakif Zejnullahut dhe dy bashkëluftëtarëve të tij)

Rritur me ujin e freskët
të burimeve të Llapit,
me bukën e arave të tij,
shpejt hodhe shtat
e u bëre bajrak.

Punëtor e i vyer si bleta,
i qetë e i dashur me familjarë,
me shokë e miq,
por rrufe për tradhtarë
e armiq.

I çiltër në zemër,
i kthjellët në mendim,
ecje në hap me kohën
dhe veprove
kur rëndë lëngonte Atdheu.

Nënshtrimin e poshtërimin
nga mizorë e trushpërlarë
e quaje fytyrë të vdekjes —
akt të ulët
që e pranon vetëm horri
e tradhtari.

Thirre pa pushim për mobilizim:
besë,
qëndresë,
bashkim.
Atë që e thoshe, e bëje.

Shikim skifteri,
guxim luani,
më i fortë se guri –
burrë e trim
si Oso Kuka
e Dedë Gjo Luli.

Së bashku me Zahirin e Edmondin
u nisët drejt Vushtrrisë
për t’i dhënë hakun
një satrapi
që linte gra të veja
e fëmijë jetimë.

ARKATANA

Në Pestovë
kriminelët me tanke,
kallashë
e helikopterë
ju ngritën pritë.
Tokën e mbërtheu flaka,
qiellin tymi.

Në deje,
me gjak të Gjergj Kastriotit,
bëtë vdekje të bardhë,
duke shkëmbyer
zjarr me zjarr.

Pestovën
e shndërruat
në Krujë të dytë.

Kur kryekasapi i Ballkanit
mori vesh për rënien tuaj –
frikën në palcë ia kishit futur –
dekoroi pjellën e vet të ndytë;
por harroi
se tre viganë si ju
janë fillimi i fundit të tiranëve.

Tre emra
të gdhendur me shkronja ari,
një ngjarje që prek zenitin,
histori lavdie
dhe krenarie të rrallë.

Arif Ejupi

Gjenevë, 14 shkurt 2026