ARKATANA

Kosova dhe Serbia pajtohen për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë në Bruksel, janë pajtuar për shumicën e pikave sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.Mësohet se mosmarrëveshja më e madhe për formimin e Asociacionit është tejkaluar.

Ajo ka qenë se pala serbe, ka kërkuar që Asociacioni i Komunave Serbe të mbajë zgjedhje të veçanta në Kosovë. Por kjo pikë, nuk ka kaluar, raporton Klan Kosova.

Pala kosovare ka kërkuar që Asociacioni të ketë delegatë dhe jo të garojë në zgjedhje si organizëm i veçantë.

Pala serbe, gjithashtu ka kërkuar që pasuritë e Kosovës të njihen si “pasuri nën juridiksionin e Kosovës” dhe jo si pronë e Kosovës.

HW

Mirëpo, sipas raporteve, palët janë pajtuar edhe në këtë pikë, që pasuritë e Kosovës të njihen si pronë e Kosovës, për çfarë ka insistuar Prishtina.

Si përfundim, ka mbetur që këto pasuri të definohen dhe llogariten, në secilin aspekt, si “pronë e Kosovës”, e jo si “pasuri në juridiksion të Kosovës”.

Detajet e vogla që kanë mbetur në lidhje me këto dy çështje, por edhe pikat tjera pritet të rregullohen deri nesër, kur edhe është paraparë të nënshkruhen marrëveshjet në nivel kryeministrash, transmeton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.