ARKATANA

Djali i kryeministrit merr tender në Kryeministri, Mustafa nuk sheh asgjë të keqe

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk e ka ditur që një veturë e zyrës së kryeministrit është servisuar në kompaninë e djalit të tij, por ka shtuar se këtu nuk sheh asgjë të keqe.

Mediat gjatë ditës kanë raportuar se kompania Makcar, ku djali i Isa Mustafës, Besniku është pronarë bashkë me vëllain e tij Arbenin, fitoi kontratë nga Zyra e Kryeministrit e udhëhequr nga prindi i tyre-kryeministri Mustafa.

UBT

Kurse, Mustafa në rrjetin social facebook ka thënë se është budallak që ky të bëhet lajm.

Ja postimi i plotë i Mustafës në Facebokk:
Po lexoj se një makine BMW, qenka servisuar një servis qe e menaxhon djali im Besniku, një vlere rreth 2,900 euro. Nuk e kam ditur për këtë, por nuk shoh asgjë te keqe qe automjeti te servisohet ne një servis te autorizuar. Shoh marri e budallallek qe kjo te behet lajm, sepse nuk është lajm nëse disa mjeshtër punojnë dhe e rregullojnë nje makine. Lajm i keq për neve është etja qe te skandalizohen dhe te kriminalizohen ata qe punojnë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.