Eko Higjiena

Nana

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Gjë më të shenjtë
për mua s’ka
më çmuara
përmi tokë

Ajo është
nana ime
që më pruri
në këtë botë

Kur të prekë
shpirtin t’flladitë
dora e saj
si diç hynore

S’ka më të ëmbël
se fjala nanë
atë s’e tërhjekë
asnjë peshore

Bari më shërues
është fjala e saj
sikur ajo asgjë
s’të shëron

Me gishtërinj
kur të përgëdhelë
edhe gjaku
në dej vlon.

FIDANISHTJA

LUMI PLAK

Me qindra vitesh
është i vjetër
askush ditlindjen
nuk ja din

Lumit të gjatë
me plot zik zake
që kalon pranë
fshatit tim

Ai kurrë s’ndalet
ecë e ecë
ujë si loti
gurgullon

Për të marrë
ndo një peshk
andej lejleku
shpesh kalon

Kurrë nuk lodhet
lumi plak
Rrjedhë me vrull
si të ishte i ri

Nga ndo një herë
rritet shumë
kur bie borë
e kur bie shi.