ARKATANA

Thaçi: Asnjë gjykatë nuk mund të barazojë krimet eventuale me gjenocidin e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për herë të parë për media pas përplasjes me homologun serb, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Ai ka thënë që asnjë gjykatë nuk do mund t’i barazojë gjenocidin serb në Kosovë me ndonjë krim eventual individual që mundë ta ketë kryer nga ndonjë shqiptar.

“Natyrisht askush nuk do të mund t’i barazoj apo të bëjë balancë të gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë me ndonjë lëshim eventual apo gabim individual të individëve të dëshpëruar në periudhën e luftës prej komuniteti shqiptar. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe kjo gjë tanimë dihet botërisht”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Uji Dea

Ai duke foluar për proceduar e krijimit të Gjykatës Speciale ka deklaruar që vendimet politike janë marrë dhe tashmë është duke u pritur vetëm vendimi i Gjykatës Kushtuese për këtë çështje e më pastaj do të bëhen hapat e parë drejt themelimit të speciales.

“Tanimë është çështje e institucioneve të Kosovës bashkërisht me autoritetet ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, kjo çështje tanimë është në Gjykatën Kushtetuese, si çështje e ngritur nga paritë opozitare. Do të merret opinioni i Gjykatës Kushtetuese, ne besojmë plotësisht që vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe votimi ka qenë i drejt dhe kushtetues. Unë shpresoj që gjërat do të lëvizin gradualisht, tanimë është më shumë aspekt procedural sesa çështje e vendimeve politike”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.